Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka prezantuar raportin monitorues “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit, raporton Ekonomia Online.Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime konkrete për autoritetet e Kosovës.
Në prezantimin e këtij raporti ishte edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Ajo ka përgëzuar EULEX-in për këtë raport, me ç’rast tha se institucionet janë duke punuar në këtë drejtim.Tha se është shqetësuese trendi i rritjes së rasteve të dhunës seksuale në Kosovë“Vendi ynë tashmë ka marrë përsipër një sërë obligimesh për të trajtuar dhunën ndaj grave, që dalin jo vetëm nga legjislacioni i brendshëm por veçanërisht nga Konventa e Stambollit, të cilën unanimisht e kemi bërë pjesë të Kushtetutës sonë.
Zotimet e tilla ndërkombëtare nuk janë thjesht deklarative, në fakt na detyrojnë neve si shtet që të luajmë rol më proaktiv në parandalim si dhe në hetim dhe dënim mbi bazën e dhunës mbi baza gjinore”, tha presidentja Osmani.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kërkoi angazhim ndërinstitucional për luftimin e kësaj dukurie. Tha se Policia e Kosovës ka disa prioritete gjatë trajtimit të këtyre veprave penale.
“Për të luftuar dhunën seksuale është e nevojshme marrja e një sërë veprimesh dhe masave esenciale dhe parandaluese nga institucionet për të përmirësuar perceptimin e shoqërisë ndaj kësaj kategorie si dhe duke mbështetur viktimat me vënien e kryerësve para përgjegjësitë.
Policia e Kosovës ka disa prioritete gjatë trajtimit të këtyre veprave penale, në fillim në sigurimin dhe ofrimin e hetimit profesional ”, tha Mehmeti.