Edhe këtë vit Qeveria mbulon polisën kufitare për diasporën

E publikuar: 04/07/2022 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se edhe këtë vit qeveria do ta mbulojë koston e polisës kufitare për atdhetarë, raporton Ekonomia Online.“I dëshirojmë mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë.

Për t’ua lehtësuar pushimet, qeveria do të mbulojë koston e polisës kufitare. Polisa mund të bilhet edhe në pikat kufitare. E theksoj që mërgata janë pjesë integrale për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.