Ky është ish ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës

E publikuar: 03/07/2022 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës.

Mërgim Geci dhe Enver Smakiqi janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës, shkruan Jepi zë.

Smakiqi është polici i cili gjatë luftës kishte veshur edhe uniformën e UÇK-së, dhe ishte një ushtar i dallur me kontributin e tij.

Në përleshjen e mbrëmshme dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish gjenerali i UCK-së dhe ish nënkryetar i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku.

Ky i fundit e ka mohur të ketë gisht vetë dhe familjarët e tij në këtë sulm ndaj dy policëve kosovarë, por sipas tij policët i shkrepen armën njëri tjetrit.

Ndryshe sipas informatave dyshohet se gjithë kjo nisi për shkak të shqiptimit të një denimi për familjarët e Lushtakut./ Jepi zë