Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në qendër të Prishtinës, ku dy vajza u goditën nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve, vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.