E përditësuar: Është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit Hetimor për Energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor për periudhën 2006-2022, pasi partitë opozitare nuk kanë votuar listën e propozuar nga Armend Muja, për t’i ftuar si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Energjinë, raporton Ekonomia Online.
Armend Zemaj, Time Kadriaj, Rashit Qalaj dhe Rrezarta Krasniqi nuk u kthyen pas pauzës 10 minutëshe që mori ky komision.Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë këtij komisioni theksoi se lista e propozuar nga deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e këtij komisioni është politike.
Kurse, Time Kadriaj nga AAK tha se një listë e tillë duhet të krijohet nga vetë komisioni dhe jo hulumtime të veçante që kryejnë partitë.Ndryshe, Armend Zemaj, për t’i ftuar në këtë komision propozoi: ish-ministren e energjisë Justina Shiroka-Pula dhe ish-ministri Bedri Hamza.
Përpos dy ish-ministrave, Muja ka propozuar të ftohen si dëshmitarë edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.Pastaj në lidhje me vendimmarjen e ZRRE-së, deputeti Muja ka propozuar të ftohet edhe ish-kreu i Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi, i cili qe disa vite udhëheq Odën Ekonomike të Kosovës.Po ashtu, ai ka propozuar ftesën për drejtorin e KEDS-in, biznesmenin turk, Alpin Dogan.
Për një orë e gjysmë sa zgjati mbledhja, pati akuza e kundërakuza ndërmejt pozitës e opozitës.Deputeti i VV-së propozon që Thaçi e Veseli të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për EnergjinëIsh-ministrja e Energjisë, Justina Shiroka-Pula dhe ish-ministri Bedri Hamza, tash kryetar i Komunës së Mitrovicës, janë ftuar në cilësinë e dëshmitarëve nga Komisioni Hetimor për Energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor për periudhën 2006-2022.
Listën e të ftuarve e ka bërë të ditur anëtari i Komisionit Hetimor, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.Por deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka kërkuar që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe dy emra. Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, kanë qenë dy propozimet e deputetit të VV-së.Muja ka propozuar të ftohen si dëshmitarë edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.
Pastaj në lidhje me vendimmarjen e ZRRE-së, deputeti Muja ka propozuar të ftohet edhe ish-kreu i Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi, i cili qe disa vite udhëheq Odën Ekonomike të Kosovës.Po ashtu, ai ka propozuar ftesën për drejtorin e KEDS-in, biznesmenin turk, Alpin Dogan.Lista e propozuar nga Muja nuk është shqyrtuar dhe votuar ende nga Komisioni Hetimor.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja.Anëtari tjetër nga kjo parti është edhe Rashit Qalaj.Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), anëtarë të këtij komisioni janë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi (zëvëndëskryesues i Komisionit) Armend Muja.Ndërsa nga LDK anëtarë janë Armend Zemaj dhe Rezarta Krasniqi. Nga AAK-ja anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Prej Listes Serbe (LS) anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik anëtare është Duda Balje.