Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili është ndaluar nga policia si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në Pogradec dy muaj më parë, ku mbeti i plagosur Joan Muçllari në një deklaratë për mediat tha se djali i tij 22 vjeçar nuk është autor në këtë ngjarje.
Ai shton se djali i tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe se prokuroria dhe policia po e akuzojnë pa të drejtë. Ai nuk e bën djalin e tij pa faj por thotë se ai nuk është autor.
” E vërteta e djalit tim qëndron se atë prokuroria dhe policia e kanë arrestuar si autor të ngjarjes së ndodhur para 2 muajsh. Lidhur me këtë ngjarje di të them që djali im nuk është autor i kësaj ngjarje.”
Pyetje: Cili është roli i djalit tuaj?
Djali im ka qenë atë ditë xhiro me makinë (me autorin) është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im, pasi ai ka qenë thjeshtë shoqërues atë ditë me autorin.
Pyetje: Ju po thoni që djali juaj akuzohet pa të drejtë?
Po dhe kjo është e vërteta që ai nuk është autor, ai koiçidoi atje. Ai ka ndërhyrë thjeshtë për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.
Pyetje: Çfarë akuze rëndon sot mbi djalin tuaj?
Sot mbi djalin tim rëndon akuza si autor në ngjarje, në vrasje të mbetur në tentativë ndërkohë që sipas dëshmitarit okular djali im thjeshtë ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.
Pyetje: Si u dorëzua djali juaj në komisariat, pse u fsheh?
Djali im u tremb dhe kishte frikë, ai iku nga frika e kësaj ngjarje.
Pyetje: ju e keni dorëzuar vetë djalin, pse policia ka raportuar sikur e kapi ajo?
Tani, kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin dhe kam arritur që ta bind edhe ai ishte ndërgjegjësuar pasi kishte parë në media që prokuroria po e akuzonte si autor dhe u bind që të dorëzohet. Unë kam bërë dorëzimin e tij bashkë me avokatin në dt. 24. Ora 10.30.
Jam shumë i indinjuar pasi në të gjitha mediat kam lexuar që u kap një nga autorët, kur unë djalin tim e kam dorëzuar vetë duke njoftuar të gjitha instancat.
Ju po thoni që djali juaj duhet të gjykohet si ndihmës dhe jo si autor?
Po, prandaj unë e binda që ai të dorëzohet për të deklaruar të gjitha çka di. Që ai nuk është autor por shoqërues, djali im s’ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikt. Ka dëshmitar okular të palës tjetër i cili ka deklaruar që djali im ka ndërhyrë vetëm për t’i ndarë. Unë kam besim që drejtësia do shkojë në vend. Ai të dënohet për fajin e tij dhe autori i ngjarjes për fajin që ka bërë.
Pesë të arrestuarit për antentatin ndaj Johan Mucllarit, Fatjon Bono, Kristian Kresto, ,Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku Rudi Shaho, që akuzohen për përkrahje të autorit pas krimit, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës janë lënë në burg.
Nga provat e grumbulluara rezulton se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes që të largohen.
Policia sekuestroi mjetin tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Fatjon Bonos, i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMË X5”, me të cilët janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari dhe mbi ta rëndon vepra “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi pasditen e 25 prillit në lagjen “Voloreka”, në afërsi të hotel ‘Kalaja’.
Joan Mucllari, është djali i pronarit të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec ku dy vite më parë u qëllua me armë zjarri.
Konflikti i djeshëm dyshohet të ketë lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të hotelit me pushues, e ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia ka dyshohet se një prej autorëve të ngjarjes së ditës së djeshme, të jetë i njëjti me atë të dy viteve më parë./tch/