Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

E publikuar: 25/06/2022 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkreta

Shkreta

Shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici, raporton Paparaci. Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij.

Shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici.

Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij.

Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Paparaci ka zbuluar se me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

“Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me deputetin Shkreta, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë në Prishtinë, po të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për mediumin.

Sidoqoftë, rasti i cilësuar si “vjedhje” është raportuar dy ditë më herët, por nuk është zbuluar se çfarë i është vjedhur.