Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

E publikuar: 24/06/2022 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës, duke akuzuar strukturat paralele serbe për këtë veprim, siç ka thënë ai, për të bërë presion ndaj kompanisë.

Sveçla tha se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale.

“Rasti po hetohet nga organet e rendit”, u shpreh Sveçla, transmeton Klankosova.tv.