Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

E publikuar: 22/06/2022 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Këshillit të BE-së.

Pasi këtë e ka konfirmuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se marrja pjesë në Bruksel tregon se të tria vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur” janë të përkushtuara në rrugën drejt BE-së, transmeton KlanKosova.tv.

Vendimi për pjesëmarrje është marrë pas një bisede që kanë pasur Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Dimitar Kovaçevski.