Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu njoftoi se nga kjo marrëveshje është rritur numri i fluturimeve nga 29, në 42 në javë.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me uljen e çmimeve të udhëtimeve.
“Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë. Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave”, shkroi ndër tjerash ai.