Mbrëmë u raportua për një person i cili u gjet i vdekur në fshatin Vërmicë.
Viktima është shtetas i huaj, i cili pas ekzaminimeve policore është marrë vesh se ka vdekur pas plagëve nga arma e zjarrit.
Në afërsi të trupit të gjetur të viktimës është sekuestruar një pistoletë me gjashtë copa fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po vazhdon në procedurë hetimore, ndërsa policia s’ka dhënë detaje për shtetësinë e viktimës.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.