S’ka pajtim mes veteranëve e Kurtit, do të vazhdojnë protestat

E publikuar: 17/06/2022 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të veteranëve të UÇK-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pavarësisht se takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, veteranët nuk kanë arritur pajtim me Kurtin në kërkesat e tyre.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë pas takimit se janë diskutuar shumë çështje por nuk është arritur dakordim.

“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancën i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk kishte gatishmëri nga ana e kryeministrit që të reflektojë.

“Ne e presim edhe përgjigjen me shkrim e propozimet po ishim aty për ti thënë sy më sy se keni bërë shkelje ligjore. Nuk kem problem me Policinë e Kosovës, nuk kem probleme me objektet se janë tona por kemi problem me ata që nuk respektojnë ligjet, me ata që janë në këto institucione. Nuk kishte gatishmëri që të reflektojë në këtë drejtim”, ka thënë Jashari.