Disa alarme për bomba janë raportuar mëngjesin e sotëm, në rajone të ndryshme të vendit.
Raportim për alarm të bombës pati në veri të vendit, në Gjilan e tani edhe në Lipjan.
Policë të shumtë janë duke qëndruar para objektit të një prej shkollave në Lipjan, në të cilën është pranuar informata për alarm për bombë.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin, por raportime të ngjashme ka patur thuajse vazhdimisht muajt e kaluar.
Raportimet për bomba ishin të fokusuara në Prishtinë.
Ngjashëm situata ka qenë së fundi edhe në Serbi, ku vazhdimisht ka patur alarme për bomba, në shkolla, stacione e vende të tjera.