Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale, për protestën e paralajmëruar nga veteranët e OVL-UÇK-së, e cila është planifikuar të mbahet nesër.
Policia tha se do të ndërmerr masat e nevojshme për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident.
“Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës. Me këtë rast fton të gjithë qytetarët, përfshirë pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore’, është thënë tutje në komunikatën e Policisë.