Asociacioni i Komunave për rastin e “Sunny Hill”: Ministria ka ndërhyrë në kompetencat e komunave

E publikuar: 15/06/2022 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar për rastin e festivalit “Sunny Hill”.

Me anë të një njoftimi AKK, është ankuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndërhyrë në kompetencat e komunave.

Sipas Asociacionit, kjo ministri i ka kërkuar në mënyrë arbitrare Komunës së Prishtinës për dhënien e afatit të pronës.

“Neni 6 i LIGJIT PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS thotë se Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për më pak se një (1) vit”-thuhet në reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, vlerëson se ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i kishte kërkuar në mënyrë arbitrare kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për festivalin ‘Sunny Hill’”.