Çitaku për “Sunny Hill”: Amani ju koftë, çka paskët pasë me ba me atë tokë me therra në Bërnicë?

E publikuar: 15/06/2022 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e cila u shfajësua për anulimin në Prishtinë të festivalit “Sunny Hill” duke ia lënë fajin komunës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka pyetur ministrinë se cilat ishin planet për tokën që planifikohej t’i ndahej “Sunny Hill-it”, e cila sipas saj është “djerrinë e me therra”.