Veteranët organizojnë udhëtime me autobusë për protestën e së enjtes

E publikuar: 14/06/2022 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten në Prishtinë do të mbahet protestë kundër pushtetit të VV-së për votimin e Ligjit për Rritjen e Pagës Minimale, që i lë jashtë veteranët e UÇK-së.E veteranët nga qytetet tjera që nuk do të mund të vijnë privatisht në kryeqytet, do të kenë mundësi të vijnë edhe me autobusë.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL-së, Faton Klinaku.“Ata që nuk mund të udhëtojnë vet, i lajmërohen degëve tona për udhëtim me autobus. Protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) më 16 qershor 2022 ora 09:30”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ata që nuk mund të udhëtojnë vet, i lajmërohen degëve tona për udhëtim me autobus.
Protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) më 16 qershor 2022 ora 09:30