Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj Qeveria Kurti, pasi e njëjta nuk mundësoi dhënien e licencës për mbajtjen e festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga Dukagjin Lipa.
Gjinovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria nuk mund të “shesë mend” për shfrytëzimin e 17 hektarëve për mbajtjen e festivalit, përcjell Demokracia.com.
“A din kur të lejohet me shitë mend me ligjshmërinë e shfrytëzimit të 17 hektarëve për festivalin e Dua Lipës? Nëse ndërkohë ia kishe konfisku Ramushit ato hektarët që i ka ble ka 2-3 euro ari. Eh qatëherë kishe mujt me thonë “jo valla na vjen keq, kêtu ka shtet”. Ama ju po jeni diqysh shumë dhi e coftë e bishtin thik përpjetë”, ka thënë ai.
“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.
Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.
Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme, kurse ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund që t’i rimbursojnë