Tahiri: Qeveria Kurti, më e dobëta në marrjen e vendimeve

E publikuar: 14/06/2022 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi të martën se Qeveria Kurti është më e dobëta dhe më e ngadalta në marrjen e vendimeve, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha para deputetëve se Qeverisë i janë dashur 1 vit e 5 ditë për t’i sjellë emrat e trupës së Autoritetit të Konkurrencës.“Ky kryeministër nuk mund t’i sjellë 5 emra, ta bëjë një komision dhe ta zgjedhë një trupë që është ekstremisht e nevojshme për ekonominë e vendit”, tha Tahiri.