Një burrë është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prizren.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i tij me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Prizren 13.06.2022-20:18.
Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.