Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.
Dyshohet se të përfshirë janë dy persona të fshatit Bajçinë, saktësisht babai dhe djali i tij.
Merret vesh se i vrari është Erdonit Ismajli. Ai u vra nga babai i tij, Naim Ismajli.
Sipas medias lokale Llapi.info, dyshimet e para janë se babai vrau me kallash djalin e tij, për shkak të një problemi me tokë.