Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, sot, ka marrë vendimin për leje ndërtimi për Xhaminë qendrore në kryeqytet.
Sipas vendimit që e mbanë datën 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi me 2B+2S+P+2Galer, ndërtimi I kompelksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.
“I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e komunës së Prishtinës.
Në pikën e dytë të vendimit të komunës thuhet se hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G “e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina”.
Kjo kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë në prill të vitit 2020, ndërsa zyrtarisht shiri për nisjen e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore është bërë në vitin 2012, saktësisht dhjetë vite më parë.
Por punimet nuk kishin vazhduar për shkak fillimisht të debateve për projektin e xhamisë, e pasta edhe pajisjes me leje ndërtimore nga Komuna e Prishtinës.