Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur sonte në Volos të Greqisë.
Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin sonte mysafirë të Greqisë, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 2:0.
Pas fitores ndaj Kosovës, Federata e Futbollit e Greqisë ka reaguar në rrjetet sociale, ku në “Facebook” shkruan:
“2:0. Fundi i ndeshjes në ‘Panthessaliko Stadium’. Kombëtarja fitoi ndaj Kosovës 2:0 falë golave të Giakoumakis dhe Mantalos dhe automatikisht e fitojmë vendin e parë në grupin 2 të Ligës C të Kombeve. Me fitoren e sotme, kombëtarja avanson në Ligën B të kësaj gare”.
Ndryshe, Kosova e mbyll muajin qershor me dy fitore dhe dy humbje në Ligën e Kombeve.