Një fabrikë e ngjyrave raportohet se është përfshirë nga zjarri në magjistralen Ferizaj-Babush.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tregoi se nuk ka të lënduar dhe se ekipet e policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes ku janë edhe zjarrfikësit.
“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Veseli.