Gazetari Arben Ahmeti në një rrëfim nga Haga, jep detaje rreth ish-krerëve të UÇK’së që po vazhdojnë të mbahen atje.
Ai ka treguar për takimet me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi, Nasim Haradinajn.
Ahmeti thotë se luftëtarët janë unik e me vullnet sikur dikur në Malet e Berishës
Ahmeti thotë se “Kadri Veselin të krijohet përshtypja se e ke takuar para një jave”. Sipas Ahmetit, i cili tha se, Veselin e të tjerët s’mund t’i citojë pa autorizim nga Gjykata Speciale, tre katër parashikime të Veselit tash po dalin të vërteta.
Ai thotë se “Rexhep Selimi është plot vullnet, këngë, humor e unitet”.
Nasim Haradinajn e përshkruan si “zhurma”, “bomberi i moralit”.
Derisa Ahmeti thotë se “për nga gjendja fizike e psikike më duket si Hashimi i atëhershëm”
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Një rrëfim nga Haga e Kadriut, Rexhës, Hashimit, Nasimit dhe të tjerëve
Jakup Krasniqi është 71 vjeç. Për ish zëdhënësin e UÇK-së aktualisht, prokuroria e Dhomave të Specializuara po kërkon 10 vjet gjykim. Në moshën 81 vjeçare, ai mund të gjendet fajtor sepse ishte zëdhënës që propagandoi për liri ose të shpallet i pafajshëm. Cilido që të jetë vendimi, druaj se do të ishte i vonshëm. Ai po akuzohet për shkak të disa komunikatave të UÇK-së të cilat ishin propagandë për ngritje morali. Po të ishin të vërteta, nga pretendimet e atyre komunikatave do ta kishim çliruar vendin deri në Nish. Aktgjykimi ndaj Ramush Haradinajt pos të tjerash konstaton që komunikatat e UÇK-së ishin propagandë. Jakup Krasniqit do t’i duhen dhjetë vjetë tjera për të rikonstatuar diçka tashmë të konstatuar. Me bacin Jakup nuk u takuam. Për shkak të aranzhimeve teknike. Herën e ardhshme gjithsesi.
Haga
Planifikimi që fillimisht të udhëtojë për një aranzhim tjetër në një shtet të BE-së e nga aty pastaj pas disa ditësh drejt Hagës, dështoi. Sepse u vonua viza Schengen për arsye të kuptueshme. Kësisoj, viza ime hynte në fuqi me datën 9. Po më datën 9, në ora 09:00, gjykata na kishte dhënë leje mua dhe Fidanit për vizitë tek Kadri Veseli. Pra, unë duhej të nisesha me datën 9 drej Schengenit dhe të arrija në Hagë me datën 9 në ora 09:00. U detyrova të shkojë në Stamboll herët në mëngjesin e datës 8. Të fluturoj atë natë drejt Konyas të Turqisë. Me datën 9 të hipë në aeroplanin që nga Konya shkonte në Amsterdam pas mesnate. Ateroj herët në mëngjes. Në ora 09:00 jam para burgut ku po mbahen udhëheqësit e luftës. Itinerari shërbeu për humor e batuta brenda. Ma kujtuan se nuk jam VIP si ata. “Neve në aeroplan privat na kanë pru”… U thashë se pas gjithë atyre orë pritjeje nuk është se nuk ndihesha si Ismail Qemaili në udhëtimin e mundimshëm për në Vlorë.
Rregullat
Për shkak se e kanë të ndaluar të përcjellin mesazhe në publik, pa një autorizim nga Gjykata, nuk do të citoj asnjë deklaratë të Kadrisë, Rexhës, Hashimit e Nasimit. (Renditja sipas orarit të vizitave të lejuara nga Gjykata). Por, kjo nuk më ndalë të tregojë se çfarë ndjeva, pashë dhe kuptova në takim me secilin. Kontakti i parë me burgun, kontrollat, anglishtja verifikuese në një institucion që pretendon të jetë i Kosovës të kthen në kohën e UNMIK-ut. Kur pas disa minutash pritje në një dhomë të vogël hyjnë në korridor grupi i të paraburgosurve gjallërohet ambienti. “Dhezni dritat. Çka keni keshtu?! A jeni ju ne burg a na?!”. Pastaj takimet private.
Kadri Veseli
Të krijohet përshtypja se e ke takuar para një jave. Dallimi i vetëm nga takimet në Prishtinë, është se tash është me veshje joformale. Kujdesin e kujtesën e ka maksimale. Konstatoj tre katër parashikime të tij në publik që tash po dalin të sakta. Por, edhe për këto njëherë tjetër. Ai është konstantja e shokëve aty. Mesfushori në termin e futbollit që lidh mbrojtjen e sulmin me një lidership të pakontestueshëm.
Rexhep Selimi
Në dhomën e vogël të qelisë në Hagë rikonstatoj rëndësinë e tij në luftë si i ri dhe me energji. Ai është plot vullnet, këngë, humor e unitet. 10-shi i luftës që nuk është dhjetësh klasik futbolli. Sepse është me entuziazëm e pozitivitet. Fidani i tregon se po bëhen edhe Radio 10 e Gazeta 10. Nuk mund të tregoj se çfarë na tha, por pas një kohe do jetë supergallatë ky rrëfim.