Sot mbahet parada e krenarisë në Prishtinë

E publikuar: 09/06/2022 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prishtinë do të mbahet parada e krenarisë.

Pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ do të marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Motoja e tyre do të jetë “Edhe në shtet edhe në familje”.

Tubimi do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.