Gjatë qëndrimit në Ohër ku po mbahet samiti i Open Ballkan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotografi ku shihet bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.
“Open Brothers”, ka shkruar Rama mbi fotografinë e postuar në facebook.
Kujtojmë se gjatë samitit të “Open Balkan”, janë paraparë të nënshkruhen disa memorandume mes tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina po marrin pjesë si vëzhguese.
















