Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Humolli tha kjo mund të ndodhë nëse Vetëvendosje nuk punon në të mirën e qytetarëve.
Ai në një Tëvë 1 foli edhe për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Muratin, për të cilin tha se ka hyrë në konflikt me të gjitha Sindikatat dhe se nëse nuk ndryshon qasje duhet të shkojë në shtëpi, transmeton Klankosova.tv
“Unë nuk kam hyrë në Kuvend për Vetëvendosjen, por për misionin e saj, për ta kthyer besimin në vendin tonë. Nëse punohet kundër perspektivës, vazhdon t’i atakojë të gjitha kategoritë siç është duke i atakuar sidomos ministri aktual që me të gjitha Sindikatat hyn në konflikt edhe në Kuvend pa nevojë, atëherë ose duhet ky ministër të shkojë në shtëpi ose unë nuk mundem të qëndrojë gjatë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse këta devijojnë prej rrugës, nuk mundem të shkojë në rrugë të gabuar”, tha ai.
Fatmir Humolli, është ndër deputetët i cili nuk e ka votuar Projektligjin për pagën minimale.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e luftës, çka ka bërë që gjatë së hënës ata të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
















