Ganimete Musliu: A është kjo ndërtesa e kuvendit apo bordel?

E publikuar: 07/06/2022 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa persona janë parë duke vrojtuar protestën e veteranëve nga kati më i lartë i ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ajo që ra në sy ishte veshja e një zyrtareje, derisa nuk dihet se ishte e Kuvendit apo Presidencës.

E këtë fotografi e ka shpërndarë në profilin e saj edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka pyetur se a është kjo ndërtesa e Kuvendit apo bordel.

“Ndërtesa e kuvendit apo bordel siç po pyesin me të drejt qytetarët?” ka shkruar ajo në Facebook.