Kosova synon pakësimin e përdorimit të qeseve plastike 

E publikuar: 04/06/2022 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga janari i vitit të ardhshëm qeset plastike në krejt Kosovën do të bëhen me pagesë.

Ky vendim u mor nga ministria e mjedisit, pas një hulumtimi të bërë në teren.

“Mënyra ma e mirë është vendosja e një takse për qese plastike, në fillim duhet me u bë një udhëzim administrativ që rregullon çështjen e pagesës dhe kemi mendu që prej janarit 2023 të fillojmë me i bë qeset me pagesë.”, tha Linda Çavdarbasha, zv.ministre në MMPHI, njofton Klan Kosova.

Shitësit janë pro vendimit, bile kanë edhe këshilla që çmimi t’u vendoset sa më i lartë në mënyrë që të përdoren sa më pak.

Nga ministria thanë se po synojnë që viteve në vijim, qeset e plastikës që janë të dëmshme për shëndetin e ambientin, të largohen krejtësisht nga përdorimi.