Gjendet një trup i pajetë gruaje, nuk konstatohen shenja dhune

E publikuar: 04/06/2022 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trup i pa jete policia vrasje

Trup i pa jete policia vrasje

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë.

Bëhet me dije se trupi i përket një shtetaseje me inicialet Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/