Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, sot është takuar me Ministrin e Administratës Publike të Estonisë, Jaak Aab.
Siç thuhet në një komuikatë për media, Krasniqi me Aaab ka biseduar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës.
Tutje thuhet që ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital, duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale, financat lokale.
Të dy Ministrat u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet duke pasë parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitoj nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët.
















