Rusia nis flotën e Paqësorit për stërvitjet njëjavore

E publikuar: 03/06/2022 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flota ruse e Paqësorit ka nisur një seri stërvitjesh njëjavore me më shumë se 40 anije dhe deri në 20 avionë që marrin pjesë.

Kështu cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë ministria e mbrojtjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Deklarata e ministrisë tha se stërvitjet, që do të zhvillohen nga 3 deri më 10 qershor, do të përfshijnë, ndër të tjera, “grupe anijesh së bashku me aviacionin detar që marrin pjesë në operacionet e kërkimit për nëndetëset”.