Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

E publikuar: 03/06/2022 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë, në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.