Nipi i Adem Grabovcit dyshohet se bëri vetëvrasje: Policia tregon çka gjeti në veturën e tij

E publikuar: 03/06/2022 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vdekjen e Nazmi Grabovcit, nipit të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Me anë të raportit 24-orësh, policia bën të ditur se nje person është gjendur pa shenja jete në një veturë në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme.

Siç shpjegon policia, viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete, teksa dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.

Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/