Edi Rama nga selia e OKB-së: Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori

E publikuar: 02/06/2022 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori, u shpreh kryeministri i Shqipërisë në deklaratën e dhënë për mediet para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku që këtë muaj drejtohet nga Shqipëria.

Këtë të mërkurë po mbahet debati i hapur i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.