Vushtrriasi bëhet kryetar i një komune në Suedi

E publikuar: 01/06/2022 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vushtrriasi Driton Bilalli, tashmë ka edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.

Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli, përmes rrjeteve sociale.

Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij, duke i uruar punë të mbarë, transmeton klankosova.tv.

”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e kryetarit të Komunës në Tranemo – Suedi.
Ne si prindër dhe familje jemi shumë krenarë me sukseset dhe punën tuaj.
Urime dhe shumë suksese. Të priftë e mbara. Zoti të bekoftë!”