Gjykimi ndaj Mustafës, kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë dëgjohet në seancë private

E publikuar: 01/06/2022 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

epa09256790 Former Kosovo Liberation Army (KLA) Commander Salih Mustafa appears for the first public hearing before the Kosovo Specialist Chambers, in The Hague, The Netherlands, 09 June 2021. The suspect was the former separatist commander of the Kosovo Liberation Army (KLA) during the Kosovo war in 1998 and 1999. The Kosovo Specialist Chambers, a international tribunal based in The Hague, investigates war crimes committed during Kosovo’s 1998-99 independence war EPA-EFE/SEM VAN DER WAL / POOL

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Me kërkesë të ZPS-së dhe aprovim të trupit gjykues, dëshmitari i mbrojtur po dëgjohet tërësisht në seancë private.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka dhënë urdhër që dëshmitari të dëgjohet në seancë private, për çka ka përmendur paragrafin 3 të rregullës 20 ku parashikohet mundësia që të mbahen edhe seanca të mbyllura, për shkak të mbrojtjes psikologjike të dëshmitarit dhe interesit të drejtësisë.

“Mbështetur në informacionin që iu dha trupit gjykues nga Zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë se dëshmitari ta jep dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për ta marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë ajo,transmeton Klankosova.

Pas urdhrit të lëshuar nga kryetarja e trupit gjykues, seanca ka vijuar private.

Kundër-dëshmia e këtij dëshmitari të ZPS-së vjen pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe ana e prokurorisë dhe nga mbrojtja e Mustafës.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar