Pas tragjedisë në Ferizaj, Fero përjetëson “Strellën” në trup (FOTO)

E publikuar: 01/06/2022 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë pas vrasjes në Ferizaj, reperi i njohur Fero ka përjetësuar në trupin e tij nofkën e të ndjerit Gazmend Hyseni “Strella”.

Ai ka publikuar fotografinë në Instagram në orët e hershmë të mëngjesit duke treguar se në pjesën e gjoksit ka shkruar: “King Strella”.

I ndjeri, Gazmend Hyseni dyshohet se u vra nga Qëndrim Januzi, vëllai i Butës.

Sipas raportimeve, gjithçka nisi nga disa mosmarrëveshje që Qëndrimi me Gazmendin kishin mes vete, përfshirë këtu edhe reperin Buta, njofton Klankosova.tv.