Nuk ka asnjë rast të dyshimtë në Shqipëri me linë e majmunëve

E publikuar: 31/05/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se në Shqipëri, aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me linë e majmunëve.

Në “Euronews Albania”, Tomini u shpreh se laboratori virologjik i references në ISHP është brenda rrjetit të laboratorëve evropiane.

Sipas saj, mostrat për çdo rast të dyshuar mund të dërgohen në dy laboratorë në Holandë ose në një laborator në Gjermani.

“Asnjë rast të dyshuar nuk ka në Shqipëri për linë e majmunëve. ISHP-ja dhe laboratori virologjik i references në ISHP, është brenda rrjetit të laboratorëve evropianë. Aktualisht jemi në dispozicion për të kërkuar çfarëdo lloj mostre për çdo rast të dyshuar në 3 laboratorë, dy në Holandë dhe një në Gjermani”, tha Tomini.

Ajo tha se lija e majmunëve ka një karakteristikë e cila i shfaq të gjitha puçrat apo të gjitha pustulat në të njëjtën kohë, menjëherë pas shfaqjes së temperaturës, brenda një apo tre ditëve.

Ditën e djeshme, Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.