Dyson ka shpalosur një seri prototipe robotësh që po zhvillon dhe ka njoftuar planet për të punësuar qindra inxhinierë gjatë pesë vjetëve të ardhshme në mënyrë që të ndërtojë robotë të aftë për punët e shtëpisë.
Imazhet janë krijuar për të treguar aftësitë e shkëlqyera motorike të makinerive, me krahë që mund të heqin pjatat nga një raft tharjeje, për të fshirë një divan, ose për të larguar lodrat e fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Kompania, e njohur më së shumti për gamën e saj të fshesave me korrent, thotë se synon të zhvillojë “një pajisje autonome e aftë për punët e shtëpisë dhe detyrave të tjera”, derisa The Guardian vuri në dukje se një pajisje e tillë mund të dalë në treg në vitin 2023.
Kjo vjen pas një gjysme dekade kur kompania lansoi pajisjen e saj të parë robotike, fshesën robotike Dyson 360 Eye, në vitin 2014.
Dyson ka theksuar prej kohësh interesin e saj për AI dhe robotikë për të mbështetur produktet e saj të ardhshme.