Rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë në kryeqytet

E publikuar: 28/05/2022 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në komunën e Prishtinës shpejt do të rifunksionalizohen kontejnerët nëntokësorë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për mjedis, Seniha Bajraktari.

Sipas saj fillimisht kontejnerët do të ripërdoren në qendër për t’u shtrirë më pas në gjithë Prishtinën.

Në vitin 2013 u patën investuar 200 mijë euro për vendosjen e kontejnerëve, të cilët nuk u përdorën as një vit nga qytetarët për shkak se mirëmbajtja e tyre sipas qeverisë Ahmeti , kushtoi shumë shtrenjtë.