Largohen nga liqeni në periferi të Tiranës trupat e dy të miturve

E publikuar: 27/05/2022 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, në periferi të Tiranës, rreth orës 18:05.

Sipas policisë të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Bëhet me dije se ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për t’u larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht nuk mundën të dilnin.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni.