Një ngjarje erëndë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku një person dyshohet se ka vrarë vëllain dhe babain e tij.Raportohet se burri që dyshohet se u vra nga djali i tij është avokati Milan Bogovic, i cili më parë ka qenë gjykatës.
Bogovic nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori nga arma e zjarrit dhe humbi jetën.
Përndryshe, nga burimet e medieve në vend thuhet se Policia e Kosovës tashmë e ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në familje.
















