Kurti uron Kryeministrin e ri të Sllovenisë: Presim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

E publikuar: 26/05/2022 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Robert Golob për marrjen e detyrës së kryeministrit të Sllovenisë.

Kurti ka shkruar në Twitter se mezi pret forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“E urojmë kryeministrin e ri të Sllovenisë, Robert Golob. Qeveria ime dhe unë presim që të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë socio-ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter, duke thënë se e gjithë Evropa dhe populli i Sllovenisë, u gëzuan për këtë fitore demokratike./InfoSot/