Protestojnë qytetarët, kërkojnë t’u lejohet tërheqja e 30% nga TRUST-i

E publikuar: 26/05/2022 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

>Qytetarët sot kanë protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që t’ua lejojnë tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i.

Protesta vijoi të jetë paqësore, ndërsa pasuan mesazhet për qeverinë, që nëse nuk ua plotësojnë këtë kërkesë, pasojën do ta vërejnë në zgjedhjet e ardhshme, përcjell klankosova.tv.

”Duam paret tona. Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, ishte thirrja e qytetarëve referuar ekzektuivit qeveritar dhe deputetëve.

Madje ata brohorisnin me ”TRUST-i është i joni, jo i qeverisë”.

Ata thanë po ashtu se nëse javën që vie kjo kërkesë e tyre nuk dërgohet në kuvend dhe nuk kalon, do të ketë përsëri protestë mbase edhe të një niveli të përmasave më të gjera.