Besnik Tahiri, Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat, kthjelluni!

E publikuar: 25/05/2022 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere u diskutua për Ligjin për tërheqje të 30% të Trustit. Pavarësisht përpjekjeve të deputetëve opozitarë, kjo nismë nuk kaloi për aprovim në komision për shkak të votave të pamjaftueshme.

Ishin deputetët e VV-së ata të cilët e pamundësuan këtë me votën e tyre kundër këtij ligji.Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria e Kosovës pasi i tha jo Trustit, me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore, ndërkaq Ligji i Pagave është harruar plotësisht.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!