
Bekim Haxhiu
Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e sotme po diskuton për Projektligjin për Trustin i cili është hartuar nga deputetët e PDK-së, raporton Ekonomia Online.Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka propozuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.“Në emër të GP të PDK-së në cilësinë e propozuesit të Projketligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, ne kemi propozuar Projektligjin për Trustin.
Ky projektligj është dërguar për mendim në qeveri dhe u është shpërndarë deputetëve. Të nderuar anëtarë qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë ekonomike andaj kemi iniciuar ndryshimin e Ligjit për Trustin që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga 10 deri në 30 përqind”, ka thënë Haxhiu.Deputeti i PDK-së, tutje ka bërë të ditur se në këtë Projektligj rregullohet përqindja e tërheqjes së mjeteve varësisht nga kursimet që kanë qytetarët në Trust.
“Në nenin 1, saktësohet qëllimi, ky ligj u krijon pjesëmarrëvese të Trusit tërheqja nga 10 deri në 30 për qind. Në nenin 12a, pjesëmarrësit mund të tërheqin 10 deri në 30% sipas përshkrimit në vijim: Personat që kanë më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri në 30% të të hyrave. Personat që kanë kursime pensionale nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro kanë të drejt të tërheqin 25% kurse ata që kanë nga 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro, kanë të drejtë të tërheqin deri 20%”, tha Haxhiu.
Pro këtij Projektligji janë shprehur edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kërkesa për tërheqje të mjeteve nga Trusti pensional, është shkaku i inflacionit dhe se nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit.
“Kur e ka propozuar z. Haxhiu unë nuk kam qenë menjëherë mbështetës i saj. Unë kam prit se përmes veprimeve të Qeverisë nuk do të jetë e nevojshme për tërheqje të trustit. Norma mesatare e inflacionit është 11 për qind ndërsa në shportën e konsumatorit është 50 për qind. Vendimi për subvencionimin e bujqve ka qenë shumë i mirë mirëpo mjetet ende nuk kanë shkuar tek bujqit.
Ka filluar debati për pagën minimale mirëpo ende nuk është bërë asgjë. Ka qenë një propozim tjetër i neve si parlamentar vetëm për çmimet e naftës mirëpo nuk është marr asnjë veprim. Ne e mbështesim plotësisht këtë projektligj”, tha Hoti.“Ky projektligj do të ndikojë në buxhetin e Qeverisë 13.5 milionë euro kur thuhet në vendimin e Qeverisë kjo është anomali.
Nuk ndikohet fare buxheti i Kosovës për këtë tërheqje”, tha Hoti.Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se partia që ai i takon, do të votojë pro tërheqjes së Trustit.“Është kompetencë ekskluzive e deputetëve të parlamentit të Kosovës mirëpo ajo që dua të ju bëjë thirrje miqësorë është që ju të shkoni përtej petkut politik.
Ta leni krenarinë anash dhe inatin anash dhe të fokusohemi tek e mira e përbashkët tek qytetarët. Derisa ne kemi një krizë ekonomike derisa çmimet në treg janë rrit mbi pritshmëritë tona, Qeveria është për të zgjidh çështjet që kërkojnë qytetarët. Ju duhet ta tejkaloni ngjyrimin politik dhe të vendosni në të mirën e qytetarëve. Vota ime dhe e AAK-së është pro duke u bazuar në këtë që e thash”, tha Lekaj.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomike.Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.“Nuk ka të bëjë asgjë me inate personale.
Në vitin 2020 është miratuar Ligji për Rimëkëmbje ekonomike për tërheqjen e rreth 200 milionë eurove nga kursimet pensionale. Janë tërhequr mbi 200 milionë euro. Po fals sa i përket praktikës. Trusti Pensional dhe Kursimi është obligim, nuk është opsionale.
Nuk mbaj mend në Evropë ose dikund në botë që pa marrë parasysh shkallën ekonomike të jenë drejtuar Trustit për ta zgjedhur këtë skemë, nuk janë prekur kursimet pensionale”, u shpreh Muja në Komision.“Do ta kundërshtoj fuqishëm, jo vetëm këtu por edhe në Kuvend, përpjekjen për ta parandaluar shkatërrimin e Trustit nuk do ta ndalë”, shtoi ai.


















