Ky është 18 vjeçari që vrau rreth 20 nxënës në Teksas

E publikuar: 25/05/2022 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar fotografia e 18 vjeçarit, Salvador Ramos, autorit të sulmit që la të paktën 21 persona të vrarë në një shkollë fillore në Teksas.

Salvador Ramos është identifikuar nga autoritetet dhe besohet se është vrarë nga oficerët.

18 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetën të martën kur 18-vjeçari hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas.

Sulmi në Teksas ndodhi dy javë pas një sulmi tjetër, ku një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 persona me ngjyrë. Zyrtarët e kanë cilësuar atë sulm një krim urrejtjeje.