Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare

E publikuar: 24/05/2022 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Posta e Kosovës të martën ka lëshuar në treg pullën postare për të shënuar 30-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, të parave pas daljes nga sistemi i atëhershëm.

Pulla postare është emërtuar “30-vjetori i zgjedhjeve parlamentare-presidenciale”, ka bërë të ditur Posta përmes një njoftimi të martën.

“Në Kosovë, më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës. Me shumicë të votave dr. Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tone”, thuhet në njoftim.